Një reagim tjetër i vjen Gani Kocit, i përmendet Gjykata Speciale e raportet më Vuçiqin

Aktuale

Një reagim tjetër i vjen Gani Kocit, i përmendet Gjykata Speciale e raportet më Vuçiqin

Nga: A. J Më: 3 korrik 2020 Në ora: 15:29
Gani Koci

Zyrtari i Vetëvendosjes Arbër Zaimi i ka reaguar ashpër Gani Kocit i cili pasi beri një postim në facebook që kryesisht ishte kundër Vetëvendosjes ku edhe kërkonte dezinfektim nga ta.

Aber Zaimi përmes një postimi në facebook ka thënë se ky Gani Koci paska bërë një listë personash që duhen “jo me i dezinfektu por me i mbyll me beton”.

Sa çudi, në atë listë nuk gjendet asnjë prej personave që sollën Gjykatën Speciale në Kosovë, e as ata që bashkëpunuan me Vuçiqin dhe e fuqizuan atë.

Postimi i plotë:

Ky Gani Koci paska bërë një listë personash që duhen “jo me i dezinfektu por me i mbyll me beton”.

Sa çudi, në atë listë nuk gjendet asnjë prej personave që sollën Gjykatën Speciale në Kosovë, e as ata që bashkëpunuan me Vuçiqin dhe e fuqizuan atë.

Mllefi i Gani Kocit nuk është pra kundër atyre që sollën Gjykatën Speciale dhe rehabilituan Serbinë. Sepse ata i ka në partinë e vet.

Mllefi dashakeq është frustrim impotent që shpërthen, kundër atyre që kanë fituar mbështetjen demokratike për ta luftuar krimin, korrupsionin e kapjen e shtetit, dhe për ta zhvilluar e fuqizuar Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat