Miftaraj: Pse kjo qeveri vazhdon me këtë lloj vandalizmi në qeverisje?

Aktuale

Miftaraj: Pse kjo qeveri vazhdon me këtë lloj vandalizmi në qeverisje?

Nga: D.B. Më: 3 korrik 2020 Në ora: 15:28
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga “ Betimi për Drejtësi” përmes një postimi në facebook ka thënë se çdo zëvendëskryeministër ka 8 e 9 këshilltarë.

Sipas tij, me këtë formë të qeverisjes, zor se një qytetar që ka mendjen e shëndoshë, që e don vetën, familjen dhe shtetin e Kosovës, kish votua për këto parti politike që janë aktualisht në pushtet.

Postimi i plotë:

Çdo zëvendëskryeministër ka 8 e 9 këshilltarë.

A bon me dite vlla çka punojnë se pari zëvendës-Kryeministrat, çfarë portofoli kane, secili prej tyre çfarë roli ka ne përmbushjen e objektivave te programit te qeverise.

8 ose 9 këshilltarë për zëvendëskryeministër me shume e shoh si rehabilitim te militanteve partiak, zbutje te papunësisë ne kurriz te buxhetit te Kosovës, keq-qeverisje, e s’di çka tjetër.

Me këtë forme te qeverisjes, zor se një qytetar qe ka mendjen e shëndoshë, qe e don veten, familjen dhe shtetin e Kosovës, qe kish votua për këto parti politike qe janë aktualisht ne pushtet.

Logjika e shnosh se kupton pse kjo qeveri vazhdon me këtë lloj vandalizmi ne qeverisje.

 

 

 

 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat