Basha pas takimit me Hotin thote se si Kryeminister do ta hiqte taksën në Rrugën e Kombit

Aktuale

Basha pas takimit me Hotin thote se si Kryeminister do ta hiqte taksën në Rrugën e Kombit

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 16:27
Foto nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në takim kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Basha tha para mediave se me Hotin kanë diskutuar për sfidat e Kosovës në situatën e re politike të krijuar në vend.

“Kemi diskutuar sot për një numër çështjesh të rëndësishme, së pari për sfidat e Kosovës, rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian dhe euroatlantik, kam përshëndetur veprimin e Hotit për ngritjen e Këshillit të Ekspertëve. PD mbështet objektivat e vendosura nga autoritetet e Kosovës me përfundim njohjen reciproke mes dy vendeve”, ka thënë ai.

Tutje, kreu i PD’së, tha se është i bindur se Kosova do të ja del mbanë në sfidat që e presin.

“Dua të shpreh bindjen time se me iniciativën e z.Hoti Kosova do të dijë të ja dalë mbanë me gjithë përvojën mençurinë dhe kurajon për të ecur përpara, pavarësisht situatës aktuale politike drejt një synimi të përbashkët.

Me këtë 30 vjetor të deklaratës së 2 korrikut, për mua personalisht si bashkëmoshatar i kryeministrit Hoti është me kënaqësi të shoh se Kosova është e pavarur me institucione të konsoliduara dhe ka në drejtim politikan të zot që janë rritur se kanë ruajtur idealet e presidentit Rugova për pavarësi”, tha ai, derisa përmendin heqjen e taksës në rrugën e kombit.

“Premtimi im qëndron një nga vendimet e para të ditës së ardhshme do të jetë heqja e taksës, i kam kërkuar kryeministrit që të bëjmë gjithçka që të ndihmojmë turizmin në këtë ditë të vështirë”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat