Zëvendëskryeministri Tahiri: Qeveria Hoti s’ka iniciativë për zhbërjen e Speciales

Aktuale

Zëvendëskryeministri Tahiri: Qeveria Hoti s’ka iniciativë për zhbërjen e Speciales

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 18:19
Besnik Tahiri

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri e ka quajtur të çuditshme mënyrën e lëshimit të komunikatës nga Dhomat e Specializuara të Kosovës përmes së cilës është njoftuar për ngritjen e aktakuzës ndaj Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Me gjithë situatën e fundit, Tahiri ka thënë se nuk ka një plan të dytë sikur ai i 2017-ës për zhbërjen e kësaj gjykate.

“Lufta për liri në e dimë se ka qenë e drejtë. Dihet kush ka qenë agresori dhe viktima. Nga kjo Qeveri nuk ka iniciativë të zhbërjes. Ajo iniciativë ka qenë në dhjetor të 2017. Nuk ka qenë në diskursin publik që mund të ndodhë diçka e tillë”, ka thënë Tahiri.

“Ka një votim që ka ndodhur në Kuvend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat