Nasim Haradinaj: Gjykata Speciale fton edhe një veteran të UÇK-së

Aktuale

Nasim Haradinaj: Gjykata Speciale fton edhe një veteran të UÇK-së

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 18:39
Nasim Haradinaj

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj ka njoftuar se Gjykata Speciale ka ftuar edhe një veteran të UCK-së.

”Sapo u informova se i ftuar nga Gjykata Speciale është Fatmir Ajeti nga Prishtina.”, shkruan Haradinaj.

Kujtojmë se OVL e UCK-së, do të organizojë protestë me kërkesën për zhbërjen e Speciales.

Kjo Gjykatë, para pak ditësh ka njoftuar për akuzën ndaj Presidentit Thaci dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Publikimi i kësaj deklarate ka ngjallur reagime të shumta në opinionin vendor dhe ndërkombëtar, duke e konsideruar si shkelje të praktikave të drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat