“Ka ardhë koha me i betonu”, profesori: Ja kush mund ta ndalë Gani Kocin

Aktuale

“Ka ardhë koha me i betonu”, profesori: Ja kush mund ta ndalë Gani Kocin

Nga: A.Zh Më: 3 korrik 2020 Në ora: 18:56
Gani Koci

Edhe profesori dhe opinionisti Binak Maxharraj, i ka reaguar anëtarit të PDK-së Gani Kocit, i cili ka shënjesteruar disa figura politike dhe disa emra nga shoqëria civile për të cilët ka thënë se “ka ardhë koha me i betonu”.

Maxharraj ka shprehur befasinë e tij pse në këtë listë nuk gjendet asnjë nga personalitetet nga partia e Kocit, përcjell Bota sot.

Sipas profesorit, Kocin duhet ta ndalë Drenica, meqë këtë nuk po e bën prokuroria dhe gjykata.

Postimi i plotë i Maxharrajt në Facebook:

Gani Koci sot qenka zgju jerem (mazun)?!

Dhe ashtu ne jerem paska folë "fjalë të mëdha patriotike" ne stilin e tij te urrejtjes.

Paska sjellë edhe shumë figura të njërezeve të cilët jnaë në shërbim të kombit, për ndërtimin e shtetit, e jo për shkaterrimin e tij. Figura te njohura te jetes politike të cilët shumë prej tyre i don, i voton dhe i çmon populli. Ai paska thanë:

“Ka ardhë koha, jo me i dezinfeku, por me i mbyll me beton gropat septike serbe, të mbetura akoma në Kosovë. Shumë po kundërmojnë!”

Ndoshta ky njeri nuk mund ti dallon ererat qe kundërmojnë.

Por është interesant se si ne këtë foto nuk gjendet asnjë personalitet që kundërmon nga partia e tij PDK. Ndoshta janë dizenfektu me hërët.Ku me dijtë.

Por këtë njeri vetë Drenica heroike e Adem dhe Hamëz Jasharit, Shaban Polluzhës, Shote Galicës, te Bajraktarve te Pollizhes, etj. duhet ta ndalin këtë njeri që te mos e njollosë Drenicën tonë kreshnike, Drenicen e luftërave dhe betejave për çlirimin e kombit të cilët te parët e ngritën kushtrimin për çlirimin e atdheut duke ia kthyer pushkën pushtuesve.

Këtë njeri duhet ta ndalë vetë Drenica. Pasiqe këtë njeri nuk po mundet, apo nuk po donë qe ta ndalë as prokurori e as gjykata te cilat po i mbyllin sytë, sepse te hapësh gropa dhe ti mbyllësh ato me beton është një akuzë e rëndë për vetë shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat