Infektohet për të dytën herë me koronavirus Petrit Bylykbashi?

Aktuale

Infektohet për të dytën herë me koronavirus Petrit Bylykbashi?

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 18:58
Petrit Bylykbashi

Petrit Bylykbashi i cili ishte infektuar nga koronavirusi në muajin prill, duket se është prekur sërish nga ky virus. 

Petrit Bylykbashi nga Prishtina është personi i parë në Kosovë, që doli publikisht për të treguar se është i infektuar me koronavirus. Në prill, ai njoftoi se është shëruar.

Por, koronavirusi i është kthyer sërish Bylykbashit. Media mëson se ai ka rezultuar sërish pozitiv për COVID-19.

Ndryshe, nga 13 marsi kur janë konfirmuar rastet e para me koronavirus në Kosovë e deri tash janë konfirmuar 3 mijë e 64 raste me këtë sëmundje, me gjithsej 55 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat