Flasin nga zyra e Grenellit: Kur do të mbahet takimi në Shtëpinë e Bardhë

Aktuale

Flasin nga zyra e Grenellit: Kur do të mbahet takimi në Shtëpinë e Bardhë

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 20:13
Richard Grenell

Ende nuk ka datë se kur mund të rinisë dialogu Kosovë-Serbi, por kryeministri Avdullah Hoti thotë se së shpejti do të caktojnë takim të ri në Shtëpinë e Bardhë.

Për këtë, Hoti thekson se ka folur me emisarin amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Pas takimit në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Hoti ka shtuar se është i gatshëm që të shkojë në dialog edhe pa presidentin Thaçi.

“Kosova ka institucione legjitime Kushtetuese për të marrë përgjegjësit që i takojnë. Unë jam i gatshëm me Grenellin për të caktuar një datë për të rifilluar dialogun. Duke caktuar një agjendë fillimisht ekonomike, më pas politike. Por me parime të qarta që hymë për njohje reciproke”, ka thënë ai.

Zyra e të dërguarit amerikan për dialogun Richard Grenell, për Kohën, ka thënë se ende nuk kanë caktuar datë të saktë se kur pritet të mbahet takimi në Shtëpinë e Bardhë.

Zyra e Grenellit nuk ka dhënë përgjigje nëse takimi i Washingtonit do të ndodhë para Samitit të Parisit, i planifikuar të mbahet në mes të korrikut.

Ndërkaq, partia opozitare Vetëvendosje thotë se Qeveria Hoti është jolegjitime për të udhëhequr me dialogun me Serbinë, duke përjashtuar çdo mundësi që të jetë pjesë e ekipit të dialogut.

Të mërkurën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të themelojë këshill të ekspertëve dhe koordinator për dialogun me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat