​Kongresi i parë i kryetarëve të komunave Kosovë-Shqipëri do të mbahet në nëntor - Bota Sot
​Kongresi i parë i kryetarëve të komunave Kosovë-Shqipëri do të mbahet në nëntor

Aktuale

​Kongresi i parë i kryetarëve të komunave Kosovë-Shqipëri do të mbahet në nëntor

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 20:24
Besnik Tahiri, Edi Rama, Avdullah Hoti

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka njoftuar se në nëntor do të mbahet Kongresi i parë ndërmjet kryetarëve të komunave (K3) Kosovë-Shqipëri.

Sipas tij, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, mes shumë çështjeve të bashkëpunimit me interes të përbashkët ndër-shtetëror, shtrova nevojën për thellimin e bashkëpunimit në nivel të autoriteteve të qeverisjes lokale.

“Sot, u pajtuam që në Nëntor të këtij viti, t’i hedhim hapat e parë të bashkëpunimit, nëpërmjet organizimit të Kongresit të Kryetarëve të Komunave (K3), platformë kjo që do të identifikojë fushat e bashkëpunimit dhe intensifikojë komunikimin në mes Komunave në Republikën e Kosovës dhe Bashkive në Republikën e Shqipërisë. Ky lloj bashkëpunimi, përveç aspektit institucional, ka për synim që bashkëpunimin ta zgjeroj në nivel kulturorë, social dhe ekonomik, duke krijuar hapësirë dhe mundësi të njohjes e bashkëpunimit në një rrafsh më praktik. Dimension i veçantë, i këtij bashkëpunimi është që praktikat e mira në të gjitha nivelet të shkëmbehen më lehtë, e njëkohësisht të adaptohen modele të sprovuara, duke shkurtuar rrugën e zbatimin dhe duke replikuar investimin e mbështetjes që praktikat e mira në të gjitha nivelet të shkëmbehen më lehtë, e njëkohësisht të adaptohen modele të sprovuara, duke shkurtuar rrugën e zbatimin dhe duke replikuar investimin e mbështetjes nga donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë”, ka shkruar ai në Facebook.

Në të ardhmen, sipas tij, kjo iniciativë synon të kthehet në model të bashkëpunimit rajonal, e në veçanti si platformë e komunikimit në mes qytetarëve e qyteteve panshqiptare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat