E ‘zbulon’ Rexhaj, ja pse Thaçit iu ngrit aktakuza nga Gjykata Speciale, flet për herë të parë edhe për disa veprime të Gani Kocit

Aktuale

E ‘zbulon’ Rexhaj, ja pse Thaçit iu ngrit aktakuza nga Gjykata Speciale, flet për herë të parë edhe për disa veprime të Gani Kocit

Nga: N. H Më: 3 korrik 2020 Në ora: 20:44
Hashim Thaçi dhe Gani Koci

Publicisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Xhek Rexhaj, përmes një postimi publik në rrjetin ka folur lidhur me kërcënimin që ish-zëvendësministri, Gani Koci, bëri ndaj disa personaliteteve në vend.

Rexhaj thotë se është pikërisht Gani Koci, të cilin e quan banditë, e i cili i ka përgatitur “kulaqin”, presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçit.

Ai shkruan se Thaçi e ka dhuratë aktakuzën nga Specialja nga Gani Koci, gjersa konsideron se ky kërcenim i Kocit e forcon edhe më shumë aktakuzën.

Madje, Rexhaj në shkrimin e publikuar tregon se si gjatë luftës e pas luftës banditë përkrahës të Thaçit e të komandantëve rreth këtij të fundit, duke aluduar në Kocin, kanë folur me eufori për vrasjen e “spiunëve dhe udbashëve”.

Ja shkrimi i tij:

O Hashim ooooo Hasho, ndoshta dikush të kallxon çka po shkruaj.

Hasho more Hasho, tana dosjet, tana dëshmitë, tana akuzat e tana krimet e përfolura për ty e klikën tënde ti kanë marue shokët e tu.

O Hasho edhe gjatë luftës e pas luftës plotë banditë përkrahës tuaj e të kumanirave rreth teje thoshin e kanë treguar me eufori; se qysh kumanirat po i vrasin “Spiunat”, “udbashat”....

O Hasho bandita sikur ky Koci ta kanë marue kulaqin, sigurisht shumë si ky kane pas njohuri çka keni bë bashkë, e ky edhe sot haptazi kërcënon edhe me "vdekje" me i betonue ne dhe ata e ato që kanë mendime ndryshe.

O Hasho të gjithë këta që ky banditi shoku yt i "luftës" e shoku yt i pas luftës edhe deputet i yti ishte, i ka qit në Shënjestër për qitje, unë nuk i çmoi fare shumicën, por unë sot jam me ta, jam në anën e ruajtjes së jetës te njerëzve, jam me ta edhe si koleg me disa që janë gazetar-e.

O Hashim, aktakuzën në speciale e ke dhuratë nga lloji i yt, e ke dhurate nga shokët tu që nga LPK e sot, e ke dhuratë nga dëshmitë e klanit tënd andaj mos lyp faje të Jupiteri e Saturni.

Hasho ky postim i sotëm i shokut tënde Gani Koci e forcon edhe ma shume akuzën e speciale kundër teje, kujtoje Jul Cesar in me Brutin e Kasin...... po mënoi ma mire te kishe lexue pak histori, e jo me thane se je historian.!!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat