Publikoi aktakuzën e pakonfirmuar ndaj Thaçit dhe Veselit, mësohet se çfarë mund t’i ndodhë prokurorit të Speciales

Aktuale

Publikoi aktakuzën e pakonfirmuar ndaj Thaçit dhe Veselit, mësohet se çfarë mund t’i ndodhë prokurorit të Speciales

Nga: A.Zh Më: 3 korrik 2020 Në ora: 20:46
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Aktakuza e bërë publike javën e kaluar nga Gjykata Speciale ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili bashkë me ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, akuzohen për krime lufte, mund t’i kushtojë me sanksione prokurorit.

Kjo pasi aktakuza u bë publike në mënyrë dramatike pa u konfirmuar nga gjykatësi i procedurës paraprake.

Këtë e ka konfirmuar edhe Jonathan Rees QC, avokat britanik që është në listën e miratuar të avokatëve mbrojtës në Gjykatën Speciale, përcjell Bota sot.

Avokati në një shkrim të publikuar nga “The Guardian”, përcjell Bota sot, e ka quajtur “të pafalshme” deklaratën publike të prokurorit.

"Rregullat janë si kristali të qarta, që aktakuzat që janë ngritur duhet të mbahen konfidenciale dhe nuk duhet të bëhen publike para se të konfirmohen nga gjykatësi i procedurës paraprake", ka thënë Jonathan Rees QC.

Rees ka thënë se gjykata duhet të sanksionojë prokurorin për shkeljen e rregullave, përcjell Bota sot.

"Dhomat e specializuara do të kenë kompetenca për të parandaluar vazhdimin e procedurave nëse paanësitë themelore janë rrezikuar", ka deklaruar ai.

Aktakuza ndaj presidentit Thaçi, u bë publike derisa ai ishte duke shkuar për në Uashington për negociata në Shtëpinë e Bardhë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat