Edhe një deputet i LDK-së infektohet me Covid-19

Aktuale

Edhe një deputet i LDK-së infektohet me Covid-19

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 21:56
LDK

Koronavirusi ka prekur edhe një deputet tjetër të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Burimet bëjnë të ditur se deputeti Haxhi Avdyli ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Media ka kontakuar me Avdylin, mirëpo ai nuk e ka demantuar këtë gjë, por ka thënë që është çështje private.

Kujtojmë që i infektuar me Covid-19 është edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi bashkë me familjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat