Ambasadori gjerman: Kopjet e Al Capone-ve nuk mund të mbizotërojnë

Aktuale

Ambasadori gjerman: Kopjet e Al Capone-ve nuk mund të mbizotërojnë

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 23:01
Christian Heldt

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka mirëpritur një reagim të Kryeministrit Avdullh Hoti lidhur me përdorimin e gjuhës së vrazhdë në diskursin publik.

“Faleminderit Avdullah Hoti që keni folur qartazi kundër kërcënimeve dhe fyerjeve personale”, ka thënë Heldt.

“Përfaqësuesit politikë janë largpamës dhe për këtë arsye duhet përgjegjshmëri në diskursin publik. Kopjet e Al Capone-ve me këtë gjuhë më kthejnë mua në të kaluarën e errët të vendit tim e cila s’mund të mbizotërojë”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat