Hoti uron Ditën e Pavarësisë së Amerikës: Gjithmonë mirënjohës për kontributin tuaj!

Aktuale

Hoti uron Ditën e Pavarësisë së Amerikës: Gjithmonë mirënjohës për kontributin tuaj!

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 09:00
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti ka uruar Ditën e Pavarësisë së Amerikës.

Hoti tha se do të jetë gjithmonë mirënjohës për kontributin e Amerikës për Kosovën dhe popullin shqiptar.

Postim i plotë:

Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 4 Korriku, është sinonim i lirisë, përparimit dhe shpresës për vendet demokratike anekënd botës. Qeveria dhe populli i Kosovës bashkohen në këtë ditë feste me qeverinë dhe popullin amerikan për ta lartësuar edhe më shumë idenë e lirisë dhe të demokracisë për të gjithë njerëzit e globit.

Deklarata e Pavarësisë e SHBA-ve e 4 Korrikut 1776 ka shënuar lindjen e një kombi të ri e liridashës, i cili, që nga atëherë, ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në ngjarjet më të rëndësishme historike botërore dhe në rritjen e demokracisë.

Mesazhi i fuqishëm amerikan i lirisë sot simbolizon ëndrrën e madhe të të gjitha kombeve për liri dhe demokraci, për paqe dhe dinjitet të gjithëmbarshëm. Jehona e këtij mesazhi të madh ka prekur zemrat dhe mendjet e qytetarëve të Republikës së Kosovës, për të cilët populli dhe qeveria amerikane kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë simbol i frymëzimit për liri, pavarësi dhe demokraci.

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Zoti e bekoftë miqësinë e dy vendeve tona!

Image
Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat