Ibrahim Kelmendi e trondit Hashim Thaçin: Nuk ishte themelues e as udhëheqës i UÇK-së, por komplotist dhe profiter i luftës

Aktuale

Ibrahim Kelmendi e trondit Hashim Thaçin: Nuk ishte themelues e as udhëheqës i UÇK-së, por komplotist dhe profiter i luftës

Nga: N.Sh Më: 4 korrik 2020 Në ora: 10:14
Hashim Thaçi dhe Ibrahim Kelmendi

Ibrahim Kelmendi, një nga udhëheqësit e LPK-së, me veprim dhe punë në emigracion- kryesisht Gjermani dhe Zvicër, ka thënë se Hashim Thaçi, tash president i Kosovës, ishte komplotist dhe profiter i luftës.

Këto akuza Kelmendi i bëri në Facebook, ku më pas ka pasur edhe shumë reagime në postimin e tij.

Sipas Kelmendit, Thaçi nuk ishte as themelues e as udhëheqës i UÇK-së.

“Bashkatdhetarë të mashtruar, Hashim Thaçi nuk ishte as themelues e as udhëheqës i UÇK-së, por komplotist dhe profiter i luftës!”, ka shkruar Kelmendi në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat