Publikohen tre emrat shqiptar që janë arkitekt në strategjinë e Beogradit për të armiqësuar Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

Aktuale

Publikohen tre emrat shqiptar që janë arkitekt në strategjinë e Beogradit për të armiqësuar Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

Nga: N.Sh Më: 4 korrik 2020 Në ora: 11:03
Flamuri amerikan dhe i BE-së

Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi, konsideron se kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe gazetari Baton Haxhiu janë arkitekt të strategjisë së Serbisë për të prishur Kosovën me BE-në dhe SHBA-në.

Bytyçi përmes një postimi në Facebook, shkruan se, fushata kundër Speciales dhe identifikimi i Thaçit me UÇK-në, janë strategji e Beogradit.

Ai shton se, Rama-Thaçi dhe Haxhiu po cenojnë dhe minojnë marrëdhëniet e Kosovës me partnerët strategjik.

Postimi i plotë:

Fushata kundër Gjykatës Speciale dhe identifikimi i Hashimit me UÇK-në janë strategji e Beogradit që Kosovën ta armiqësojnë me SHBA-të dhe BE-në. Rama, Hashimi e Batoni, si arkitektë të kësaj stretegjie, duhet të pushojnë së vepruari kundër Kosovës dhe interesit kombëtar të shqiptarëve!

Mjaft është mjaft! Çdo gjë ka një kufi! Nëse këta tre vazhdojnë të cënojnë dhe minojnë marrëdhëniet e Kosovës me partnerët strategjikë të saj për interesat e tyre personale, atëherë duhet të përballen me një reagim spektakolar të të gjithë pjesës tjetër të politikës shqiptare dhe me të gjithë qytetarët e të dy vendeve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat