Vuçiq komenton deklaratën e Hotit për pikën e re doganore në Durrës: U ngopa me marrëzitë e tyre

Aktuale

Vuçiq komenton deklaratën e Hotit për pikën e re doganore në Durrës: U ngopa me marrëzitë e tyre

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 12:37
Aleksandar Vuçiq

Deklarata e kryeministrit kosovar, Avdullah Hoti, që e bëri dje në vizitën zyrtare në Tiranë për një pikë të re doganore të Kosovës në portin e Durrës, u komentua nga i pari i serbëve, Aleksandar Vuçiq.

Për këtë ai tha se është “ngopur me marrëzitë e tyre”.

“Çdo gjë që dëgjoj nga deklaratat e tyre, unë jam aq i ngopur me marrëzitë e tyre”.

Në një konferencë për media në Batajnicë ku u shfaqën fluturaket pa pilotë të ushtrisë serbe, Vuçiq s’mbeti pa folur edhe për dialogun.

“Ata thonë se po vijnë për të negociuar njohjen e ndërsjellë. Epo, mos ejani. Unë nuk po vij për të negociuar në lidhje me të. Këtë akoma ia them nënave dhe baballarëve të tyre politikë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat