Dalin pamjet, ja video kur “znaçka” kërkon që të mos shfuqizohet Specialja: Kam dëshirë ta shoh Hashim Thaçin në burg

Aktuale

Dalin pamjet, ja video kur “znaçka” kërkon që të mos shfuqizohet Specialja: Kam dëshirë ta shoh Hashim Thaçin në burg

Nga: B.S Më: 4 korrik 2020 Në ora: 14:41
Hashim Thaçi

Simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosjes, kanë shpërndarë në rrjetet sociale disa pamje të cilat Milaim Zeka nuk do të dëshironte t’i shihte kurrë.

Kjo faqe ka shpërndarë një deklaratë të Milaim Zekës, që dikur thoshte se ka dëshirë të madhe që ta shoh në burg presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçin.

Ai mandje, në këtë intervistë, të realizuar muaj më parë shprehet kategorikisht kundër është edhe shfuqizimit të Speciales.

Por, e veçanta e kësaj video është se, “Simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosjes” shkruajnë se tashmë Milaim Zeka ka ndryshuar qëndrimin e tij sa i përket Gjykatës Speciale. Ky i fundit tashmë është në krah të Thaçit.

“Dikur Milaim Zeka thoshte se nuk dëshiron të shfuqizohet Gjykata Speciale sepse kam dëshirë shumë të madhe me pa Hashim Thaçin në burg. Ndërsa, sot e shan Gjykatën Speciale dhe e mbron Hashim Thaçin! Shpërndajeni ta shohin të gjithë hipokrizinë e këtij hipokriti!”, thuhet në këtë postim.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, janë dy të akuzuarit e parë që do të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat