Çun Lajçi godet Hashim Thaçin: T’paktën një letër t’pa vlerë s’ma dha! A e dini pse? - Bota Sot
Çun Lajçi godet Hashim Thaçin: T’paktën një letër t’pa vlerë s’ma dha! A e dini pse?

Aktuale

Çun Lajçi godet Hashim Thaçin: T’paktën një letër t’pa vlerë s’ma dha! A e dini pse?

Nga: A.Zh Më: 4 korrik 2020 Në ora: 16:06
Çun Lajçi dhe Hashim Thaçi

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, i ka quajtur dështak të atdheut krerët politikë në Kosovë.

Ai ka kritikuar presidentin e vendit Hashim Thaçin, se nuk e ka çmuar kontributin e tij për Kosovën, duke mos i ndarë asnjë dekoratë, përcjell Bota sot.

“T'pakten nji mirënjohje, letër t'pa vlerë, s'ia dha Çunit, siç ua dha shumë të tjerve, me ma pak merita. A dini pse? Që ta dinë këta, që po m'shajnë e po thonë çka bane ti që po i kritikon krentë politik! Ajo letër do t'i bante me vu gishtin n'tamtha, e me mendua pak, se Çuni asht: Hamleti, Era e Lisi, Heroi, Rojet e Mjegullave, Falja e Gjakut, Shqiptari...!”, ka shkruar aktori në një postim në Facebook.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Kur t'thonë, kush je ti e t'shajnë!

Dje m'erdhi n'Dardanji, n'parkun e lagjes, nji gazetar i Klan Kosovës.

Edhe kameramani.

Medemek banë intervistë.

- Jo rrallë, po poston n'profilin tand letra, si reagim ndaj ngjarjeve politike!

Pse?

- Sepse u keni dhanë hapsinë t'pa ditunve, me na tregua se çka duhet me folë e si duhet me mendua. E kur themi diçka, ndryshe, nga ç'thonë ata, për deshtakët që udhëheqin tash e njizetë vjet, ata t'vegjlit, që i fusin lugët n'sahanat e tyne, e që n'fb janë n'fotografi me Hashimin, Isën, Ramushin apo Kadrinë, n'mungesë t'argumentit, t'shajnë aq fëlliqët, sa veç serbët i kam ndëgjua.

T'mallkojnë e t'kërcnojnë!

- Çka ke ba ti, m'thonë, për lirinë e atdheut?

Ku ishe ti kur ne luftuem?

Po mos t'ishim ne, ti e ju e ata, sot shqip s'kishit folë!

Ec e mos fol e mos shkruej, sepse këta s'kanë faj që s'dinë, por ka faj Hashimi që s'iu tregon kush jemi!

Po more po, se Ai e din çka kam ba. Po e din, se n'zyrën e vet ka ngre dolli për mua për ato 110 koncertet e "Plisit të dheut" e m'ka thanë: Ke qenë ma shumë se frymzues, për ushtarët e mi n'Drenicë!

Paret, Remzi Ejupi, ia çonte UÇK-së.

T'pakten nji mirënjohje, letër t'pa vlerë, s'ia dha Çunit, siç ua dha shumë të tjerve, me ma pak merita.

A dini pse?

Që ta dinë këta, që po m'shajnë e po thonë çka bane ti që po i kritikon krentë politik!

Ajo letër do t'i bante me vu gishtin n'tamtha, e me mendua pak, se Çuni asht: Hamleti, Era e Lisi, Heroi, Rojet e Mjegullave, Falja e Gjakut, Shqiptari...!

Asht: Neser Fjalës i bahet vonë, Pergamenë e djegun, Kur fryjnë ernat, Çakorr ti vdekje e mirë...! Asht, Bastardet, që flet pikërisht për " lulet" e t'mirës!

T'pakten Ramushi u ba burrë e tregoi në KTV për angazhimin tim rreth Çakorrit, e bani nji nder për nji t'vërtetë!

Pse Hashimi nuk iu tregoi, se Çuni me Agim Doçin, Mirush Kabashin, Remzi Ejupin, Ilir Shaqirin, Arif Vladin, Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Lejdina Çelon dhe Mond

Zhulalin, ishin artistët që kontribuen me art e me pare për UÇK- në, '98-'99-të, që ta dinë, këta bedelët që shajnë!

Bile Edi Rama s'ma harroi, kur i thashë se je i çmendun, që po e rrënon Teatrin.

Ai bile n'profilin e fb t'vet shkroi: Nuk e njoh përsonalisht, por e di se Çun Lajçi, 1998-99, me nji grusht dhé, e ka senzibilizua diasporen shqiptare, tue ndihmua krahun e luftës, me ushtarë, dhe asht ba ikonë e artit shqiptar n'Kosovë!

Ja pse unë reagoj, dhe m'vjen gjynah që e humbi kohën, tue u marrë me deshtakët e atdheut, e tue i durua shamjet e atyne që hanë n'sahanat e t'mëdhejve!

Ata nuk e dinë, se lëkurën ma ka rreh breshni, e bjeshka s'randohet prej borës!

UÇK ishim të gjithë, dhe "fajtorë" që e mbrojtem pragun! Pra po kaq " fajtorë" ishin edhe Thaçi me Kadrinë!

Ua thashë e shkuen ta trasmetojnë.

Ndoshta sonte, ose nesër. S'di!

Dardani, 04.07.2020

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat