​Veseli uron popullin amerikan: Përjetësisht mirënjohës për gjithë atë që bëtë për ne - Bota Sot
​Veseli uron popullin amerikan: Përjetësisht mirënjohës për gjithë atë që bëtë për ne

Aktuale

​Veseli uron popullin amerikan: Përjetësisht mirënjohës për gjithë atë që bëtë për ne

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 16:34
Ilustrim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar popullin amerikan me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Veseli përmes një statusi në Facebook, ka thënë se 4 Korriku është një ditë e rikujtimit të vlerave të mëdha amerikane, mbi të cilat u ndërtuan vizione dhe shpresa për tërë botën demokratike.

Ai ka thënë se Kosova ka rrugën e përbashkët të partneritetit dhe miqësisë së përhershme me SHBA-të.

Ky është statusi i tij i plotë:

Ideja e përpjekjeve njerëzore për liri, demokraci dhe shtet të së drejtës lidhet ngushtë me datën e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është një ditë e rikujtimit të vlerave të mëdha amerikane, mbi të cilat u ndërtuan vizione dhe shpresa për tërë botën demokratike. Kosova ka rrugën e përbashkët të partneritetit dhe miqësisë së përhershme me SHBA-të dhe ne u jemi përjetësisht mirënjohës për gjithë atë që bënë dhe po bëjnë për ne. Urimet më të përzemërta për popullin dhe shtetin amerikan!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat