Avokati i gjuhet Armend Zemajt: Mjaft me lutje e rekomandime koti, jemi në mëshirën e Zotit! - Bota Sot
Avokati i gjuhet Armend Zemajt: Mjaft me lutje e rekomandime koti, jemi në mëshirën e Zotit!

Aktuale

Avokati i gjuhet Armend Zemajt: Mjaft me lutje e rekomandime koti, jemi në mëshirën e Zotit!

Nga: N. H Më: 4 korrik 2020 Në ora: 18:23
Armend Zemaj dhe Besnik Berisha

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht klinikat e saj ku po trajtohen pacientët e prekur nga Covid-19 kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme, 4 korrik 2020, deri në ra 17:00 kanë përfunduar me vdekje 6 pacientë të infektuar me COVID-19: Në Klinikën Infektive 1 pacient, në Klinikën e Pulmologjisë 2 pacientë dhe në Mjekësinë Sportive 3 pacientë.

E, lidhur me këtë, ka reaguar avokati Besnik Berisha, përcjell “Bota sot”.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, konsideron se ka ardhë koha me gjuajt peshqirin.

Sipas avokatit, situata me Covid 19 është tërësisht jashtë kontrollit dhe ne jemi në mëshirën e Zotit.

Ai i bën me dije ministrit Zemaj dhe të tjerëve se shteti ka për detyrim të mbrojë jetën e qytetarëve, prandaj, kemi kushtetutë dhe ligj.

Ja shkrimi i tij:

Ka ardhe koha me gjuajt peshqirin... Situata me Covid 19 eshte teresisht jashte kontrollit dhe ne jemi ne meshiren e Zotit.

Mjaft me me lutje e rekomandime koti...!

Shteti ka per detyrim te mbroje jeten e qytetareve, prandaj kemi kushtetute dhe ligj.

Deshtimi per te bere kete eshte krim!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat