Pandemia ndryshoi planet, qytetarëve të Kosovës u mbetet opsion veç Shqipëria për t’i kaluar pushimet - Bota Sot
Pandemia ndryshoi planet, qytetarëve të Kosovës u mbetet opsion veç Shqipëria për t’i kaluar pushimet

Aktuale

Pandemia ndryshoi planet, qytetarëve të Kosovës u mbetet opsion veç Shqipëria për t’i kaluar pushimet

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Pandemia ka ndryshuar destinacionet turistike të kosovarëve këtë vit.

Për dallim nga sezonet e kaluara kur qytetarët zgjidhnin mes Shqipërisë, Turqisë, Malit të Zi e Kroacisë, tash destinacioni thuajse i vetëm ka mbetur Shqipëria.

Një pjesë e tyre veçse kanë shfrytëzuar fundjavat për pushime, e një pjesë tjetër po presin të vendosin varësisht se si vijojnë rastet e reja me virus.

Disa prej tyre preferojnë të shkojnë në Turqi për shkak të sigurisë, e disa po presin që Mali i Zi të heq testin për Covid 19, si kriter për të hyrë në këtë shtet.
Një pjesë zgjedhin të mos bëjë fare pushime këtë vit.

Në përzgjedhjen e Shqipërisë si destinacion ka ndikuar edhe fushata “Pusho Shqip”, duke bërë që të rritet kërkesa për bregdetin në veri.

Por, të dhënat kufitare të pikës Vërmicë- Morinë tregojnë përgjysmim të numrit të qytetarëve drejt Shqipërisë.

Vetëm gjatë muajit qershor 2019, afër 270 mijë qytetarë ishin nisur drejt bregdetit shqiptar, ndërsa gjatë qershorit të këtij viti, vetëm 130 mijë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat