Deputeti i VV-së, Bajqinovci: Urime nga zemra, popullit e shtetit amerikan Dita e Pavarësisë - Bota Sot
Deputeti i VV-së, Bajqinovci: Urime nga zemra, popullit e shtetit amerikan Dita e Pavarësisë

Aktuale

Deputeti i VV-së, Bajqinovci: Urime nga zemra, popullit e shtetit amerikan Dita e Pavarësisë

Nga: D.RR Më: 4 korrik 2020 Në ora: 22:34
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në një postim në Facebook ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditën e pavarësisë së tyre, përcjellë “Bota sot”.

Ai ka thënë se raportet e kombit tonë me SHBA, përveç se janë speciale, janë edhe të natyrshme të bazuara në vlera civile e perparimtare.

Bajqinovci ka falënderuar SHBA-të për gjithçka çfarë kanë bërë e po bëjnë për përkrahjen e qëllimeve e aspiratave tona fisnike si komb.

Postimi i plotë:

Shtetet e Bashkuara te Amerikës u krijuan mbi parime e vlera fundamentale universale dhe për gjatê gjithë eksiztencës së saj, frymëzoi e drejtoi botën në drejtim të paqes së qëndrueshme e promovimit të lirive dhe tē drejtave të njeriut dhe të kombeve.

SHBA, ishte mbēshtese e pa lëkundur e të drejtes së kombit tonë për liri e vetëvendosje, që nga Konferenca e Paqes e vitit 1919, kur Presidenti Wilson garantoi pavaresinë dhe paprekshmërinë e territorit të shtetit shqiptar.

SHBA ishte liderja e vendosur e shteteve të perendimit dhe shteteve tjera të NATO'së që me intervenimin e tyre në vitin 1999 në krah të luftës tonë për liri, përmbyllen aspiratën tonë për liri e pavarësi.

SHBA, ka vazhduar ta ndihmojë kombin tonë edhe në kohë paqeje e sot e kësaj dite në proceset e ndërtimit të paqes, demokracisë, sundimit të rendit dhe të ligjit dhe zhvillimit e përparimit ekonomik e social.

Raportet e kombit tonë me SHBA, përveç se janë speciale, janë edhe të natyrshme të bazuara në vlera civile e perparimtare.
Kjo aleancë nuk bën të keqpërdoret e të abuzohet përtej qëllimeve të saj.

Urime nga zemra, popullit e shtetit amerikan Dita e Pavarësisë. Faleminderit për gjithçka çfarë kanê bërë po bëjnë për përkrahjen e qëllimeve e aspiratave tona fisnike si komb.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat