Gjeneral Lame: Nuk ka pasur krime lufte, sepse disiplina ishte e madhe - Bota Sot
Gjeneral Lame: Nuk ka pasur krime lufte, sepse disiplina ishte e madhe

Aktuale

Gjeneral Lame: Nuk ka pasur krime lufte, sepse disiplina ishte e madhe

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 22:39
Kudusi Lame

Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka kryer krime thotë gjenerali Kudusi Lame i cili atë kohë ishte komandant i zonës së Kukësit. Gjenerali Lame thotë se aktakuzat e pakonfirmuara nga Dhomat e Specializuara kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së Kadri Veseli, janë të ndikuara nga shërbimet serbo-ruse.

Për luftëtarët e UÇK’së Lame thotë se shkelën vetëm një herë diciplinën, kur nuk donin të qëndronin në kampet stërvitore por ishin të flakët që të futeshin menjëherë në luftë për ta mbrojtur atdheun e tyre.

“Jam i bindur se nuk ka kriminelë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Lame.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtria më e disiplinuar që mund të ekzistojë”, thekson ai.

“Kjo Gjykatë është me paga të majme, askush nuk është i çmendur që të mbylli ciklin dhe të ngelet pa punë. Kam bindje që në UÇK nuk ka kriminalitet të këtyre lloj natyrave qysh i organizojnë ata”, tha Lame.

“Djemtë e UÇK’së e kanë kryer detyrën e tyre”, tha ai.

“Të gjitha akuzat sikur bëhen në zonën që e kam komanduar unë. Pse nuk më thirri askush mua me m’pyet. Pse s’më thirri dikush e me m’thënë se si këta kriminelë kanë vepruar në zonën tënde”, tha Lame.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, e njoftoi publikun se më 24 prill ka paraqitur në Dhomat e Specializuara një aktakuzë për shqyrtim, e cila ngarkon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit dhe deputetin aktual të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe persona “të tjerë” me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe torturë.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuarit e tjerë – emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë – kanë përgjegjësi penale për afro 100 vrasje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat