Reshitaj: Kjo çfarë ka ndodh sot tregon se Covid është në rritje, duhet angazhimi institucional e qytetarë - Bota Sot
Reshitaj: Kjo çfarë ka ndodh sot tregon se Covid është në rritje, duhet angazhimi institucional e qytetarë

Aktuale

Reshitaj: Kjo çfarë ka ndodh sot tregon se Covid është në rritje, duhet angazhimi institucional e qytetarë

Nga: A.SH Më: 4 korrik 2020 Në ora: 23:15
Albena Reshitaj

Sot në vendin tonë fatkeqësisht kanë vdekur 6 qytetarë nga koronavirusi.

E, Albena Reshitaj, kryetarja e komisionit për Shëndetësi, ka reaguar duke thënë se, kjo çfarë ka ndodh është alarm për të gjitha institucionet e vendit por edhe për të gjithë qytetarët se rreziku nga Covid 19 është në rritje.

Postimi në Facebook:

Me shqetësim mora lajmin se sot 6 qytetarë të vendit në mesin e tyre edhe miku im Flamuri 38 vjeqar kanë ndërruar jetë si pasoj e infeksionit me Covid 19.

Ky lajm trishtues që na ka tronditë të gjithëve është alarm për të gjitha institucionet e vendit por edhe për të gjithë qytetarët se rreziku nga Covid 19 është në rritje dhe se angazhimi institucional e qytetarë në mbrojtje të jetës së qytetarëve duhet të jetë angazhimi ynë i përbashkët, ndryshe rrezikojmē që lajmet si ky të na trondisin edhe më shumë.

Ngushëllime të gjitha familjeve që sot janë nda nga më të dashurit e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat