Gjakova: Ish-ushtarët e UÇK-së, kategoria më e atakuar nga gjykatat që nga viti 2000 - Bota Sot
Gjakova: Ish-ushtarët e UÇK-së, kategoria më e atakuar nga gjykatat që nga viti 2000

Aktuale

Gjakova: Ish-ushtarët e UÇK-së, kategoria më e atakuar nga gjykatat që nga viti 2000

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 23:18
Musa Gjakova

Në emisionin “Personale” i ftuar ka qenë ish-eprori i UÇK-së Musa Gjakova.

Gjakova ka thënë nga viti 2000 ish-ushtarët e UÇK-së janë kategoria më e atakuar padrejtësisht nga gjykatat e lloj-llojshme.

“Gjykimet filluan qysh nga Haga me komandantin e Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinajn duke vazhduar me Fatmir Limajn, Lahi Brahimajn etj. Të gjithë e dëshmuan pafajësinë e tyre dhe kjo i shërbeu edhe komunitetit ndërkombëtarë që ne në fakt ishim eprorë të UÇK-së që respektuam konventat ndërkombëtare”, tha ai.

Ish-eprori i UÇK-së thotë janë të papranueshme veprimet e Gjykatës Speciale në mënyrën si u bënë duke shkelur procedurat me publikimin e emrave të Thaçit dhe Veselit.

Ai thotë se për ish-ushtarët asgjë nuk ka qenë befasi sa u përket aktakuzave.

Megjithatë Gjakova thotë se duke gjykuar Thaçin dhe Veselin po gjykohet edhe lufta e UÇK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat