Kaos në Infektivë: Prokuroria nis punën, Ministria nuk e di se çfarë po ndodhë

Aktuale

Kaos në Infektivë: Prokuroria nis punën, Ministria nuk e di se çfarë po ndodhë

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 10:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mediat po raportojnë se nga mesnata 5 pacientë të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Mediat kanë provuar të konfirmojë një gjë të tillë, por asnjë nga infektologët, madje as zëdhënësi i QKUK-së nuk ka qenë i qasshëm.

Ndërkohë, drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajvazaj, tha se për këtë rast do të përgjigjet vetëm prokuroria dhe kjo është vendosur me urdhër të kësaj të fundit.

Por, për gjithë këtë situatë nuk është e njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Zëdhënësi i kësaj ministrie, Faik Hoti, tha se nuk ka informacion lidhur me këto raste.

Sipas tij, nëse ka diçka të tillë do të bëhet publike pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat