Pas vdekjeve të mbrëmshme, dramë në QKUK

Aktuale

Pas vdekjeve të mbrëmshme, dramë në QKUK

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 10:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Familjarët ngritin dyshime për oksigjenin, edhe pse askush nuk ka fakte që sistemi kishte problem, ose që cilësia ishte dobët.

Një 70- vjeçar nga Mitrovica ka ndërruar jetë mbrëmë pak pas mesnatës në Klinikën Infektive. Ai ishte i infektuar me Covid-19 dhe qe disa ditë ishte i shtrirë në këtë Klinikë.

Vajza e tij ka ngritur dyshime se babai i saj ka vdekur si pasojë e oksigjenit.

“Baba jem ka vdekë prej oksigjenit. Unë po dyshoj qe gazim që e ka marrë, oksigjenin ia ka shkaktua. Ne familjarët e kemi monitoru oksigjenin që e ka marrë baba. Dyshimi jem është që ai ka vdekë prej oksigjenit. Baba ka vdekë në orën 03:00 të mëngjesit”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, edhe katër persona kanë vdekur në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës që ishin të infektuar me COVID-19. Disa burime kanë thënë se të njëjtit kishin pasur edhe sëmundje shoqëruese. Është kërkuar të bëhet edhe obduksioni i trupave të të vdekurve.

Ka shkuar në 70 numri i të vdekurve me COVID-19 në Kosovë. Një person ka vdekur mbrëmë ndërsa tre të tjerë sot në orët e hershme të mëngjesit, kanë thënë burime brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat