Përkeqësohet situata nga koronavirusi, Vela kërkon dorëheqjen e politikanëve

Aktuale

Përkeqësohet situata nga koronavirusi, Vela kërkon dorëheqjen e politikanëve

Nga: E.B Më: 5 korrik 2020 Në ora: 11:25
Foto Ilustrim

Analisti politik, Blerim Vela, ka reaguar pas vdekjeve dhe numrit të madh të rasteve të infektuar me virusin korona.

Vela ka shkruar se nëse qeveria e Kosovës vendos të marr masa radikale, prapë do të duhen javë për të parë efektet e atyre masave.

Analisti i ka quajtur të paaftë qeverinë, dhe ka shtuar se politikanët dhe qeveria sot duhet të jap dorëheqje, shkruan ''Bota Sot''.

Postimi i plotë:

Qeveria, ky aleat i Covid-19!

Edhe nese sot qeveria vendos te marr masa radikale, do te duhen disa jave per t'u pare efektet e ketyre masave - kuptohet nese arrijne qe ti zbatojne ato me perpikeri. Ne nderkohe duhet te pranojme faktin se situata do te vazhdoj te perkeqesohet dhe bilanci ne numrin e personave te vdekur vecse do te rritet.

Eshte e pabesueshme se si keta te paafte ne qeveri thonin se situata eshte nen kontroll derisa perhapja e virusit vazhdonte pa asnje pengese. Kjo qasje kriminale duhet te hetohet dhe personat pergjegjes ne qeveri duhet te japin llogari ne Kuvend dhe gjykata. Nese dikush nga politikanet ne kete qeveri ka nje fije morali ne vete, sot duhet te ofroje doreheqje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat