Vela: Problemet në programin e Qeverisë së re

Aktuale

Vela: Problemet në programin e Qeverisë së re

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 11:25
Blerim Vela

Analisti Blerim Vela në një postim të tij në facebook ka shkruar për problemet e programit të Qeverisë së 3 qershorit,duke thënë se ato nuk bazohen në asnjë të dhënë që shpjegon se cilat do të jenë pasojat në jetë njerezish me zbatimin e kësaj qasje dhe që po ofrohen gjëra pa i ditur pasojat dhe në mungesë të plotë të transparencës dhe llogaridhënies.

Postimi I plotë :

Qeveria e 3 qershorit ne programin e saj qeveritar e ka te shkruar ne bardhe ne te zeze qasjen pa kufizime ne menaxhimin e pasojave me Covid-19. Problemi eshte qe programi i tyre nuk bazohen ne asnje te dhene qe shpjegon se cilat do te jene pasojat ne jete njerezish me zbatimin e kesaj qasje. Pra, na ofrohet dicka pa i ditur pasojat me mungese te plote te transparences dhe llogaridhenies.

Duke qene besnik te neoliberalizmit te stilit feudal (profit dhe vetem profit) dhe "tregu rregullohet me se miri vet", qeveria me mbeshtetje te klienteles biznesore, mediale dhe politike, ia la bizneseve ne dore zbartimin e masave te rekomanduara (sipas manualit). Qeveria po ashtu tha vazhdimisht qe situata eshte ne kontroll, ndersa gastronomet u kthyen ne epidemiolog duke dhene vleresime qe me e keqja kaloj.

Cka ndodhi ne te vertete? Bizneset egoiste nuk ndermorren masat sic kerkohej dhe qytetaret treguan papergjegjshmeri ne nivel te ngjashem me qeverine. Ky deshtim ne qasjen momentale te qeverise eshte deshmia me e mire qe per menaxhimin e pandemise nevojitet "me shume shtet, dhe jo me pak", dhe se shumica e bizneseve nuk jane te pergjegjshme sikur ne shtetet perendimore qe te shohin situaten ashtu sic eshte dhe jo sipas profitit qe synojne.

P.S.: Faj te theksuar ne perhapjen e teorive te konspiracionit dhe dyshimeve mbi vertetesine e rrezikut nga virusi kane mediat qe i kane dhene hapesire, Labit, Afrimit, Hetemit dhe sojit te tyre qe te flasin kot pa i sfiduar aspak ne qendrimet e tyre. Me e vogla qe eshte dashur keto media te bejne eshte se pas publikimit te deklarimeve te ketyre sharllatanave eshte te thone se sipas IKSHP dhe institucioneve relevante virusi eshte i vertete dhe i rrezikshem, Per fat te keq nuk kemi kete nivel te pergjegjshmerise dhe profesionalizmit ne mediat qe drejtohen nga profiti, kontraverza dhe "click bait".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat