Hetuesia largohet nga Infektiva, aty ishte prokurori dhe dy hetues

Aktuale

Hetuesia largohet nga Infektiva, aty ishte prokurori dhe dy hetues

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 11:59
Foto Ilustrim

Në Klinikën Infektive të QKUK-së po vazhdojnë të qëndrojnë Prokuroria dhe Policia e Kosovës.

Një prokuror dhe dy hetues janë parë duke dalur nga Klinika Infektive e QKUK-së.  

Pas mesnatës aty kanë vdekur katër persona të cilët ishin të infektuar me virusin COVID-19.

Vajza e njërit prej viktimave kanë ngritur dyshimet se vdekja e babait të saj është shkaktuar nga oksigjeni.

Megjithatë, as organet e rendit e as Ministria e Shëndetësisë nuk kanë dalë ende me versionin zyrtar se si ka ardhur deri te vdekja e katër pacientëve.

Organet e rendit po vazhdojnë të qëndrojnë në QKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat