Zëdhënësi i LVV: Krituan qeverinë Kurti, por sot heshtin

Aktuale

Zëdhënësi i LVV: Krituan qeverinë Kurti, por sot heshtin

Nga: E.B Më: 5 korrik 2020 Në ora: 14:08
Foto Ilustrim

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, është shprehur se është rezultat i keqmenaxhimit që nga 3 qershori.

Kryeziu e quan këtë qeveri koti dhe e dëmshme, duke akuzuar qeverinë dhe të gjitha ata që e votuan mocionin e mosbesimit për qeverinë Kurti në kohë pandemia. Ai për qeverinë Kurti thotë që ka pasur menaxhim shembullor për COVID-19, shkruan ‘’Bota Sot’’.

Gjithashtu, shkruan se deputetët që e kanë kritikur qeverinë Kurti për keqmenaxhim të situatës, thotë se ata sot heshtin.

Postimi i Kryeziut:

Situata shqetësuese me COVID-19 nuk është vetëm rezultat i keqmenaxhimit nga 3 qershori e së këndejmi, por edhe i vendimeve politike të 25 marsit. 

Përgjegjësia e kësaj qeverie sa koti aq edhe të dëmshme, dhe të atyre që ndihmuan rrugëtimin e saj deri në votimin e 3 qershorit nuk fillon atë ditë. Fillon atëherë kur u bënë bashkë, si askund tjetër në botë dhe përtej çdo arsyetimi logjik, për të votuar mocion mosbesimi në kohë pandemie kundër një qeverie me menaxhim shembullor të COVID-19.

Veprime pa pasojë nuk mund të ketë. Zëvendësimi jo i ligjshëm i një strukture qeverisëse me përvojë të dorës së parë, profesionalizëm e kompetencë dhe koordinimin ndërinstitucional, me një tjetër jolegjitime, pa përvojë e kompentencë, pa ndjeshmëri ndaj situatës dhe plotësisht e çakorduar, sjellë pasoja të paracaktaura. Për këtë, faj e përgjegjësi nuk mbajnë vetëm ata që sot janë në pozita qeverisëse. Por, të gjithë ata që fillimisht me votën e 25 marsit dhe përfundimisht me votën e 3 qershorit besuan e prezantuan me gojëplotë se Qeveria Kurti, ndaj së cilës kishte 76 % aprovim për punën e saj në parandalimin e përhapjes së pandemisë, duhet të zëvendësohet me çfarëdo qeverie tjetër, qoftë ajo edhe koti.

E ata që nga karriga e opozitës kundërshtuan Qeverinë Kurti në çdo vendim, dhe e vërshonin opinionin publik me kritika dhe “sugjerime” se si duhet menaxhuar më mirë situata më COVID-19, sot, kur brenda 24 orëve kemi 13 të vdekur dhe 178 të infektuar, janë të heshtur e fjalëpak. Për ta, opozitarizmi kishte kuptim vetëm aq kohë sa qeveriste Lëvizja Vetëvendsoje!. Prandaj edhe një pjesë e tyre u bënë bashkë për të qeverisur koti, kurse pjesës tjetër duket se vetëm formalizimi po i mungon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat