Administrimi skandaloz, reagon zëdhënësi i PDK-së: Ministri i shëndetësisë ku është?

Aktuale

Administrimi skandaloz, reagon zëdhënësi i PDK-së: Ministri i shëndetësisë ku është?

Nga: A.Zh Më: 5 korrik 2020 Në ora: 14:34
QKUK

Edhe zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës Avni Bytyçi, ka reaguar pas vdekjeve të 12 pacientëve në QKUK nga pandemia.

Sipas tij, situata aktuale është përzierje në mes të abuzimit politik në kohë pandemie dhe një dozë të injorancës kolektive, përcjell Bota sot.

Bytyçi ka pyetur se ku gjendet ministri i Shëndetësisë, duke e quajtur skandaloz administrimin e pandemisë nga Qeveria.

Postimi i plotë në Facebook:

Çmimi i injorancës në politikë paguhet me jetë njerëzish.

Taktizime, makinacione, protesta e pak injorancë, është formula që na solli sot këtu ku jemi.

Situata aktuale është përzierje në mes të abuzimit politik në kohë pandemie dhe një dozë të injorancës kolektive.

Mjekët këtu nuk kanë faj aspak, përkundrazi, ata janë duke bërë një lufte të pabarabartë.

Nuk është vetëm skandaloze administrimi i pandemisë nga kjo Qeveri e ajo që ishte para saj, sa është skandaloze qasja publike që ju krijohet disa debillave që dalin para kamerës e thonë se virusi nuk ekziston.

E tani, brenda 24 orëve humben jetën 12 qytetarë!

Ministri i shëndetësisë ku është?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat