Zëvendësministri i LDK-së thotë se po e përqeshin me maskë

Aktuale

Zëvendësministri i LDK-së thotë se po e përqeshin me maskë

Nga: H.O. Më: 5 korrik 2020 Në ora: 14:48
Arkiv

Zëvendësministri i MPB-së, Bajram Gecaj në një postim të tij në Facebook iu ka bërë apel qytëtarëve të bëjnë kujdes lidhur me pandeminë COVID 19. Ai thotë se ai po përqeshet nga të tjerët derisa po përdor masat mbrojtëse nga ky virus.

Gecaj bën thirrje që të jetohet përgjegjshëm me COVID 19.

Postimi i plotë:

Të jetojmë përgjegjshëm me COVID-19!

Apel të gjithë qytetarëve për një kujdes të shtuar. Aman ruajeni veten, e rrjedhimisht edhe familjarët tuaj, në veçanti ata me sëmundje kronike dhe individë të moshuar. Nëse dikush nga ju mund ta kaloi pa apo me pasoja të vogla, kjo nuk është arsye që edhe të afërmit tuaj të vuajnë apo edhe të vdesin për shkak të papërgjegjësisë, moskujdesit dhe shpërqendrimit tuaj. Shifrat prej 8 të vdekur e 178 të infektuar brenda 24 orëve janë shqetësuese për një vend me madhësi të Kosovës. Unë për veten time, çdo dite hasi në individë të cilët përqeshin veprimet e mia mbrojtëse ndaj COVID-19, në veçanti refuzimin tim t’u shtrijë dorën. Madje-madje, shpesh edhe më drejtohen: “i Deçanit e me u tutë, nuk shkon hiq”! Duket se do të na duhet të mësohemi të jetojmë me COVID-19, por assesi jo ashtu siç po veprojmë tani, por si qytetarë të përgjegjshëm e të kujdesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat