Hoti deklarohet për vdekjet e sotme nga koronavirusi në Klinikën Infektive

Aktuale

Hoti deklarohet për vdekjet e sotme nga koronavirusi në Klinikën Infektive

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 14:53
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar rreth vdekjeve të ditës së sotme në Klinikën Infektive.

Në orët e para të së dielës në Kosovë kanë ndërruar jetë katër pacientë të cilët ishin të prekur me koronavirus dhe po trajtoheshin në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Sipas raportimeve në medie dhe deklaratave të disa familjarëve, personat kanë ndërruar jetë për shkak të mosfunksionimit të aparateve të oksigjenit.

Lidhur me këtë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se për çdo gjë do të merren organet gjegjëse dhe do të veprohet në bazë të rezultateve që dalin nga hetimet.

“Nuk mund të komentojë ato që fliten. Organet përkatëse do ta bëjnë punën e tyre dhe çfarëdo që të ketë ndodhur do të identifikojnë organet gjegjëse do të veprojnë në bazë të asaj që ka ndodhur. Ajo çka di është se personeli shëndetësor është duke bërë çdo gjë që është e mundur”, ka theksuar Hoti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat