Pavarësisht pandemisë, ish deputetja e PDK-së bën dasëm

Aktuale

Pavarësisht pandemisë, ish deputetja e PDK-së bën dasëm

Nga: H.O. Më: 5 korrik 2020 Në ora: 15:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pavarësisht se po kërkohen kujdes maksimal nga qytetarët e Kosovës për shkak të pandemisë COVID 19, shumë nga ta nuk po respektojnë rregullat. Nuk i lënë anash dalje, tubimet e as nuk po sigurohen të kenë masa mbrojtëse.

Ngjashëm duket se nuk po i respekton këto masa as ish deputetja e PDK-së, Mexhidje Mjaku Topalli. Ajo në një postim të saj në Facebook ka bërë të ditur se një familjar i saj po bën dasëm. Ndonëse nuk jep shumë detaje, ajo ka publikuar vetëm disa foto nga ky moment. Ndodhë që kjo dasëm të jetë organizuar vetëm nga familjarët e ngushtë.

Megjithatë, nga Qeveria Hoti, dasmat janë lejuar që nga data 1 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat