Manaj: Kuvendi, urgjentisht duhet të marr veprimet për të ushtruar mandatin kushtetues dhe ligjor për të aprovuar ligjin

Aktuale

Manaj: Kuvendi, urgjentisht duhet të marr veprimet për të ushtruar mandatin kushtetues dhe ligjor për të aprovuar ligjin

Nga: A.SH Më: 5 korrik 2020 Në ora: 17:26
Shkëmb Manaj

Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj ka thënë se Gjykata Kushtetuese i kishte cilësuar si kundërkushtetuese vendimet e Qeverisë Kurti për masat për kufizimin e lirisë së lëvizjes, kurse tani asnjëra nga këto të drejta kushtetuese nuk mund të kufizohen pa nxjerrjen e një Ligji të veçantë.

Ai bën thirrje që Kuvendi, urgjentisht duhet të marr veprimet për të ushtruar mandatin kushtetues dhe ligjor për të aprovuar këtë Ligj.

Shkrimi në Facebook:

Kam qenë njëri nga deputetët e parë që kam kërkuar që të procedohet Projektligji për masat për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, pasiqë Gjykata Kushtetuese i kishte cilësuar si kundërkushtetuese vendimet e Qeverisë Kurti për masat për kufizimin e lirisë së lëvizjes, masat për kufizimin e të drejtës së pronës dhe të drejtën e tubimit. Asnjëra nga këto të drejta kushtetuese nuk mund të kufizohen pa nxjerrjen e një Ligji të veçantë.

Vetëm duke pasur një Ligj të veçantë ( nëse nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme) Ne mund t'i hapim rrugë Qeverisë dhe institucioneve tjera që ti japim autorizime ligjore për menaxhimin e pandemisë duke i përcaktuar masat në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

Policia dhe inspektoratet duhet të kenë bazë të mjaftueshme ligjore dhe kushtetuese për t'i ndermarr veprimet për të gjithë personat fizikë dhe juridikë që nuk respektojnë masat. Ndryshe nuk menaxhohet kjo gjendje.

Kuvendi, urgjentisht duhet të marr veprimet për të ushtruar mandatin kushtetues dhe ligjor për të aprovuar këtë Ligj, pastaj rishikimin e Ligjit për Buxhetin dhe gjithë pakon e ligjeve që ndërlidhet me Pakon e Rimëkembjes Ekonomike si dhe ratifikimin e Marrëveshjeve Ndërkombetare sepse të gjitha ndërlidhen drejtëpërdrejtë me interesin e qytetarëve të vendit.

Shëndeti dhe interesi i qytetarëve të Republikës duhet të jetë prioritet i prioritetëve dhe duhet të mbrohet në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat