Asambleistja e Prishtinës fajëson Vetëvendosjen për vdekjet e pandemisë: Mos kukatini e mos i fyeni mjekët e infermierët

Aktuale

Asambleistja e Prishtinës fajëson Vetëvendosjen për vdekjet e pandemisë: Mos kukatini e mos i fyeni mjekët e infermierët

Nga: H.O. Më: 5 korrik 2020 Në ora: 17:34
Ilustrim

Asambleistja e pavarur në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, Fiknete Bejta në një postim të saj në Facebook ka reaguar pas situatës së krijuar në vend. Ajo shkruan se kjo situatë erdhi si pasojë e ‘manifestimit të 12 qershorit e çdo ditë që kemi takuar me qindra njerëz nëpër kafiteri kemi rritë gjasat për tu infektuar dhe të infektuar shumë njerëz’.

Postimi i plotë:

Gjendja e sotme me Covid-19 është rezultat i sjelljes sonë gjatë javëve të kaluara.
Të vdekurit janë viktimat e sjelljes sonë të papërgjegjshme, prej manifestimit të 12 qershorit e çdo ditë që kemi takuar me qindra njerëz nëpër kafiteri kemi rritë gjasat për tu infektuar dhe të infektuar shumë njerëz.
Sot, mos kukatini e mos i fyeni mjekët e inferimerët, ata po e bëjnë të pamundurën përkundër vështirësive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat