Italia ka raportuar shtatë jetë të humbura me koronavirus përbrenda periudhës së fundit 24-orëshe, ka bërë të ditur Agjencia e Mbrojtjes Civile të dielën.
Nga 37,462 teste të bëra përbrenda kësaj periudhe, janë identifikuar 192 raste të reja me koronavirus, bën me dije i njëjti burim.
Vendi aktualisht ka 14.642 raste aktive me Covid-19.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Gadishull ka shkuar në 34.861.
Kosova vetëm gjatë ditës së djeshme kishte raportuar 6 jetë të humbura përbrenda periudhës 24-orëshe.