Ish-mjeku i UÇK-së tregon marrëveshjen më të çuditshme të Kurtit

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së tregon marrëveshjen më të çuditshme të Kurtit

Nga: M.H Më: 6 korrik 2020 Në ora: 07:11
Albin Kurti

Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi përmes një postimi në faceboj ka shkruar në lidhje me një marrëveshje që ish kryeministri Kurti paska bërë me virusin Covid 19 (sipas PDK-së) që ky i fundit të kthehet dhe ta infektojë popullin sapo i pari të dalë nga zyra e kryeminsitrit.

Loshi më tej thotë në mënyrë ironike që duhet të shfuqozohet kjo marrëveshje mes Kurtit dhe COVID 19 dhe të shqyrtohet përgjegjësi penale për Kurtin, trasnmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Marrëveshja që ish kryeministri Kurti paska bërë me virusin Covid 19 (sipas PDK-së) që ky i fundit të kthehet dhe ta infektojë popullin sapo i pari të dalë nga zyra e kryeminsitrit, duhet të jetë marrëveshja më e çuditshme që ka ndodh ndonjëherë në rruzullin tokësor. Kjo marrëveshje është e dëmshme për qeverinë Koti, për PDK-në dhe për “popullin” e Kosovës. Unë mbështes fuqishëm angazhimet qeveri - PDK për shfuqizimin e marrëveshjes Kurti - COVID 19 dhe të shqyrtohet përgjegjësia penale e ish kryeministrit Kurti për inicimin e kësaj marrëveshjeje. Marrëveshjet që dëmtojnë shtetin nuk duhet të implementohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat