Ambasadorja finlandeze: Dje kalova nëpër Prishtinë, askujt s’po i intereson për koronavirusin

Aktuale

Ambasadorja finlandeze: Dje kalova nëpër Prishtinë, askujt s’po i intereson për koronavirusin

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 10:41
Pia Stjernvall

Ambasadorja e Finlandës në Prishtinë, Pia Stjernvall, ka reaguar përmes një postimi në Twitter, duke kritikuar kosovarët për moskujdes ndaj koronavirusit.

Ajo ka shkruar se edhe pse shifrat me koronavirus veçse po rriten, askujt nuk është duke i interesuar.

“Dje kalova nëpër Prishtinë, dhe dukej vërtet qytet festiv. Numrat me coronavirus janë duke u rritur shpejt dhe dukej sikur askujt nuk i interesonte. Kini kujdes, ju lutem, nëse jo për vete, për prindërit, gjyshërit, të afërmit e sëmurë etj. Faleminderit dhe respekt për ata që janë në vijën e parë,” është shprehur Stjernvall.

Ndërkaq, numri i personave të infektuar në Kosovë ka kaluar mbi 3 mijë, kurse mbi 600 raste aktive janë vetëm në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat