Hoti mban sot mbledhje virtuale me kryetarët e komunave

Aktuale

Hoti mban sot mbledhje virtuale me kryetarët e komunave

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 11:22
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të mbajë një mbledhje virtuale me kryetarët e komunave të vendit

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ibrahimi tha se temë do të jetë gjendja momentale në menaxhimin e pandemisë.

Disa komuna të Kosovës i është kufizuar liria e lëvizjes nga ora 21:00 për shkak të përhapjes së madhe të Coronavirusit. Prishtina, Prizreni, Ferizaji dhe Vushtrria janë të komunat për të cilat Qeveria ka marrë këtë vendim.

Temë tjetër diskutimi mund të jetë edhe kufizimi i gastronomisë për të cilën çështje ditë më parë foli drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat