Deputeti i PDK-së: Duhet miratuar Ligjin Anti-COVID-19

Aktuale

Deputeti i PDK-së: Duhet miratuar Ligjin Anti-COVID-19

Nga: E.R Më: 6 korrik 2020 Në ora: 12:18
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar menaxhim të kontrolluar për Covid-19 sepse është situatë e jashtëzakonshme.

‘’Gjendja e jashtëzakonshme nuk do të thotë t'i mbyllim kufinjtë, të mbyllen qytetarët dhe bizeneset, apo institucionet, as kufizim i lëvizjes. Por duhet të punohet në mënyrë të kontrolluar, pra, mobilizim për institucionet e Republikës se Kosovës që të bashkrendohen në betejën kundër pandemisë COVID119’’, ka shkruar Haxhiu në Facebook, transmeton ‘’Bota sot’’.

Ai tha se, kjo situatë është përgjegjësi e Qeverisë dhe Kuvendit që të veprohet sa më shpejtë që tē votohet Ligji Anti-COVID-19 dhe gjendja e jashtëzakonshme.

Postimi i plotë në Facebook

Të nderuar qytetarë, situata me COVID-19 është jashtëzakonshme. Vetëm brenda 48 orëve të fundit janë regjistruar 330 raste pozitive dhe 17 raste të vdekjes me COVID-19.
Prandaj, është gjendje e pazakontë, pra është e jashtëzakonshme dhe duhet miratuar Ligjin Anti-COVID-19.
Gjendja e jashtëzakonshme nuk do të thotë t'i mbyllim kufinjtë, të mbyllen qytetarët dhe bizeneset, apo institucionet, as kufizim i lëvizjes. Por duhet të punohet në mënyrë të kontrolluar, pra, mobilizim për institucionet e Republikës se Kosovës që të bashkrendohen në betejën kundër pandemisë COVID119.
Me gjendje të jashtëzakonshme nuk ka orë policore, nuk mbyllen qytetarët dhe bizneset, por angazhohen ditë e natë të gjitha institucionet e Kosovës, shëndetësia, komunat, administrata, inspektorët, e në veçanti policia dhe ushtria.
Prandaj edhe njëherë po kërkoj menaxhim të kontrolluar të situatës që na ka dalë nga dora e mos të rrijmë sy mbyllur e duarkryq para vdekjeve që po na ndodhin para syve tanë.

Kjo situatë është përgjegjësi e Qeverisë dhe Kuvendit që të veprohet sa më shpejtë që tē votohet Ligji Anti-COVID-19 dhe gjendja e jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat