Behgjet Pacolli mbështet Vjosa Osmanin

Aktuale

Behgjet Pacolli mbështet Vjosa Osmanin

Nga: E.R Më: 6 korrik 2020 Në ora: 16:03
Behgje Pacolli

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se ligji anti-covid duhet të vijë urgjentisht në sallën e Kuvendit ashtu si e kërkon Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Ai ka shkruar se duhet t’i lejmë mënjanë sherret, llogaritë kur COVID-19 është ulur këmbëkryq dhe mes deputetëve.

‘’Pandemia është rasti më i mirë me qenë bashkë politikisht, nuk fitohen poena politike duke fajësuar shoqishoqin’’, Shkruan Pacolli në Facebook, transmeton ‘’Bota sot’’.

Postimi i plotë në Facebook

Ligji anti-COVID duhet të vijë urgjentisht në sallën e Kuvendit ashtu si e kërkon Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani. Le t’i lejmë mënjanë sherret, llogaritë kur COVID-19 është ulur këmbëkryq dhe mes deputetëve.

Ta përkryejmë nëse është nevoja, por të jemi të përgjegjshëm. Pandemia është rasti më i mirë me qenë bashkë politikisht! Nuk fitohen poena politike duke fajësuar shoqishoqin! Ka probleme kushtetuese, financiare, koordinimi që duhen adresuar! Koha nuk pret!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat