Ish-agjenti i SHIK-ut pyet Thaçin: Pse s’po shkon edhe të familja e Adem Jasharit, a ishe UÇK a jo – cila është e vërteta?

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut pyet Thaçin: Pse s’po shkon edhe të familja e Adem Jasharit, a ishe UÇK a jo – cila është e vërteta?

Nga: N.Sh Më: 6 korrik 2020 Në ora: 17:55
Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut ka reaguar për vizitat që po i bën Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi te disa familjar të ish-ushtarëve të UÇK-së.

Miftari ka pyetur presidentin se pse nuk po shkon me vizitu edhe familjen e Adem Jasharit në Prekaz?

Ai tutje pyet se cila është e vërteta a ishe në UÇK, a jo?

Ky është postimi i plotë i Miftarit në Facebook:

Vizitat e Gebelsit të Brojes

President Hashim Thaçi, s’po shkoni në vizitë këto dit edhe në Prekaz te familja e komandantit të UÇK Adem e Hamëz Jashari, me reklamua pak veten si patriot sa me bë propagandë siç po bën me do familje fukaresh sa mej bë reklamë veti se veç kur je ngushtë i viziton familjet e shenjta të dëshmorëve tanë!

A ishe edhe ti Hashim UÇK a jo se herë po thu po herë jo e spodim cila është gënjeshtër e cila e vërtet.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat