Edhe një vdekje nga COVID-19, ndërron jetë një grua në Fushë Kosovë

Aktuale

Edhe një vdekje nga COVID-19, ndërron jetë një grua në Fushë Kosovë

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 18:52
Ilustrim

Ka vdekur edhe një grua nga koronavirusi në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli, i cili tha se gruaja ka ndërruar jetë sot në orët e pasdites. Viktima kishte pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Ka vdekur sot në orët e pasdites. Ka pasur edhe sëmundje të tjera përcjellëse. Ka qenë me probleme jashtëzakonisht të mëdha shëndetësore. Ajo ka ndërruar jetë në shtëpi”, ka thënë Topalli.

Viktima ishte e moshës 84-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat