Salihu: Heshtja e Agim Veliut përball rritjes së rasteve me Covid-19, është kalkulim politik

Aktuale

Salihu: Heshtja e Agim Veliut përball rritjes së rasteve me Covid-19, është kalkulim politik

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 19:17
Agim Veliu

Në mars të këtij viti, ishte bërë një deklaratë e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, shkatar që çoi në rrëzimin e qeverisë Kurti.

Atëherë kur numri i të prekurve me koronavirus ishte shumë më i vogël, Veliu pati kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Mirëpo, me t’u formuar qeveria Hoti, Veliu mban sërish pozitën e njejtë – atë të ministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Përkundër rritjes së numrit të të prekurve me Covid-19, dhe vdekjeve të pacientëve, Veliu nuk po e bënë thirrjen e njejtë.

Ai nuk po kërkon tani shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Nohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu, e sheh si shqetësues faktin e rritjes së numrit të rasteve me Covid-19.

Heshtja e Veliut, për Fitim Salihun, është kalkulim politik.

“Mendoj qe heshtja e tanishme është kalkulim politik i Agim Veliut. Është e vërtetë që tani, duke pasur më shumë raste, është dashur të kemi më shumë arsye për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Megjithatë, gjersa në mars ka qenë fenomen nëpër Evropë të shpallej gjendja e jashtëzakonshme dhe asokohe ka qenë legjitime kjo kërkesë edhe tek ne, ajo qe po ndodhë në fazën e rikthimit të rasteve është se ato shtete nuk po rikthehen në gjendjen e jashtëzakonshme, por po gjejnë modalitete të tjera për menaxhimin e situatës”, shtoi Salihu.

Në bisedë, ai thotë se qeveria Hoti, sikurse ajo Kurti, po vazhdon të bëjë testime të pamjaftueshme.

“Po vazhdon avazi i qeverisë së kaluar me pak testime, ndërkohe që direktiva kryesore e OBSh-së është që të bëhen sa me shumë testime. Për me tepër, me aq sa kam dëgjuar, tanimë nuk po testohen që të gjithë kontaktet e të infektuarve, por vetëm ata me simptoma. Kjo e rritë rrezikun e përhapjes së virusit”, ka thënë Salihu.

Fitim Salihu, shton se duhet hetuar rasti i vdekjeve të së dielës në Klinikën Infektive.

Thotë se në këtë rast duhen hetime nga ana e Prokurorisë së Shtetit, duke nxjerrur në përgjegjësi zinxhirin hirarkik të shtetit.

“Familjaret e tyre dhe opinioni publik meriton sqarime. Këto raste duhet të nxjerrin edhe pergjegjësi në zinxhirin hierarkik dhe, po që se është nevoja, të ketë po ashtu edhe hetime nga prokuroria”, përfundoi Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat