Çfarë po ndodhë në LDK? Deputeti i këtij subjekti i gjuhet Avdullah Hotit dhe Isa Mustafës

Aktuale

Çfarë po ndodhë në LDK? Deputeti i këtij subjekti i gjuhet Avdullah Hotit dhe Isa Mustafës

Nga: N. H Më: 6 korrik 2020 Në ora: 19:56
Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdylli, ka bërë një reagim të ashpër ndaj Qeverisë Hoti, dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Deputeti Avdyli shpreh zhgënjim të thellë ndaj qeverisë aktuale, pasi thotë se që edhe 33 ditë pas formimit të ligji Anti-Kovid po pret në sirtar të Qeverisë.

Ndërsa, në fund, ai ka edhe një pyetje publike për Hotin e Mustafën, ku shkruan, “A patëm nevojë të vijmë në këtë derexhe zoti Mustafa, zoti Hoti”.

Kur dihet se të enjtën do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit, derisa deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se s’mund të jetë pjesë e kësaj seance, ani pse është në përmirsim të gjendjes nga COVID19.

Ndryshe, Haxhi Avdyli njihet si krah i fortë i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ja shkrimi i Avdylit:

Image
Haxhi Avdyli

Të ejten që vjen mbahet seanca e rradhës e Kuvendit të Kosovës për aprovimin e marrëveshjeve ndërkombëtare e ligjeve tjera. Edhe pse jam në fazë të përmirësimit nga Covid nuk mund të marrë pjesë në seancë por dua ta shpreh zhgënjimin e thellë që edhe 33 ditë pas formimit të Qeverisë Hoti, Ligji Anti Kovid po pret nê sirtar të Qeverisë. Asnjë sqarim pse akoma nuk dorëzohet opinioni për këtë ligj, ku është pengesa për zotin Hoti apo pengesa është Isa Mustafa vetëm pse ky ligj ka autore Kryeparlamentaren Osmani. Përtej emrit të autorit, si ajo qeveri e mëparshme dhe kjo e tanishme tani edhe kur filluan masat restriktive, ka nevojë për këtë ligj që të mos shkel kushtetutetën dhe të krijoj mekanizma legal te luftimit tê Covid 19.

Ditët më tragjike sapo lamë pas . Dhjetëra të vdekur e qindra të sëmurë por kurrë sdo arrij të besoj që dikush akoma po mendon në hakmarrje personale duke bllokuar nje ligj që shpëton jetë. Thua se nuk mjaftoi përjashtimi i zonjes Osmani përmes gjyqit në mungesë përmes emailit por tani duhet edhe ta bllokojmë një ligj bazik për luftimin e Covid që më së shumti do i shërbente Qeverisë. Na presin ti votojme edhe ligjet e masave ekonomike e marrëveshjet ndërkombetare por pa ligjin antikovid, çdo masë e luftës ndaj Kovid do jetë jashtekushtetuese dhe mangët. Prandaj sot apeli im është për Isa Mustafën e të tjerët sështë vonë të dilni me një qendrim qē ky ligj të procedohet sa më shpejtë ne qeveri siq dolët per nevojën e shpalljes se gjendjes së jashtëzakonshme në fillim të pandemisë. Vendosne shpëtimin e jetërave të qytetarëve para inateve e hakmarrjes së ulët. Tani është koha të vendosni luften Antikovid edhe para bisedave për koalicione eventuale kundërstatutore.

(më poshtë lexoni si do tentohet të miratohet Ligji në Kuvend me shmangje nga rregullorja. A patëm nevojë të vijmë në këtë deregje zoti Mustafa, Zoti Hoti)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat