Lutfi Haziri ngushëllon familjen Gorani me rastin e ndarjes nga jeta të prof. dr. Hajrullah Gorani

Aktuale

Lutfi Haziri ngushëllon familjen Gorani me rastin e ndarjes nga jeta të prof. dr. Hajrullah Gorani

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 20:19
Lutfi Haziri

Me rastin e ndarjes nga jeta të intelektualit të njohur, prof. dr. Hajrullah Gorani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Gorani.

Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Gorani,

Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të intelektualit të madh të Kosovës, veprimtarin Hajrullah Gorani.

Profesor Gorani do të mbahen në mend përgjithmonë për kontributin e tij të madh në fushën e ekonomisë, duke botuar libra të rëndësishëm e duke nxjerrë kuadro që sot janë profesionist të jashtëzakonshëm.

Përpos tjerash, profesor Gorani njihet si njeriu që rezistoi në lëvizjen sindikale për thyerjen e okupimit dhe ndërtimin e lirisë e paqes për Kosovën.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve profesorë e miqve të tij. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e Lutfi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat