Havolli: Që nga data 13 mars janë infektuar 159 infermierë

Aktuale

Havolli: Që nga data 13 mars janë infektuar 159 infermierë

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 00:40
Foto ilustrim

Fitim Havolli, kryetari i Sindikatës së Infermierëve, mamive, laborantëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor ka folur për punën e infermirerëve deri më tani gjatë kohës së pandemisë.

Havolli në edicionin special tha se secili departament i klinikës mbulohet nga dy infermiërë.

“Vërtetë gjendja tani është e stërngarkuar. Infermierët në Klinikën Infektive janë duke u përballur me këtë situatë më 13 mars. Falë menaxhmentit aktual ne kemi numër të nevojshëm të infermierëve. Infermierët janë në kontakt me pacientë 12 orë në detyrë, duke mbajtur sytë me ta”.

“Ne i kemi 120 pacientë të shtrirë duke pasur nevojë përmbi 70 për qind e tyre për oksideno-terapi. Ne i kemi shërbimin e pranimit dhe shtatë departamente duke qenë secili departament i mbuluar me nga dy infermierë dhe shërbimi intensiv me katër infermierë. Kjo vlen për një ndërrim”.

“Para pandemisë ky numër ka qenë i përgjysmuar”.

Ai theksoi se në disa raste një infermieri ose infermiereje i bie të kujdeset edhe për më shumë pacientë.

“Ne duhet të koordinohemi me njëri-tjetrin, dikujt i bie edhe të kujdeset për tre apo katër pacientë, në mënyrë që të pushojmë nga dy orë për shkak të ngarkesës për që e kemi dhe duhet të bëjmë ndërhyrje”.

I pari i kësaj sindikate theksoi se infermierët mund të rrezikohen nga infektimet dhe mund të e bartin edhe tek të afërmit.

“Secili infermierë është i rrezikuar në çdo kohë dhe mund ta bartin sëmundjen edhe tek të afërmit. Në disa raste qytetarët nuk i kanë besuar dhe kanë shkuar tek teoritë konspirative që ky virus nuk ekziston dhe kemi arritur këtu”.

“159 infermierë që nga data 13 mars janë infektuar me Covid. Në fillim jam larguar nga familja për 14 ditë, pasi që edhe përkundër masave kam besuar që mund të mos kenë efekt”

“Më pas e kam bërë testin dhe kam rezultuar negativ. Sot unë sillem me përgjegjësi të lartë profesionale dhe kam kujdes edhe në qasjen me pacientë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat